​Rrezikohet stoli i Mourinhos te Roma

Futboll

​Rrezikohet stoli i Mourinhos te Roma

Më: 12 janar 2024 Në ora: 12:19
José Mourinho

E ardhmja e José Mourinhos te Roma është e pasigurt pas humbjes të së mërkurës kundër Lazios në një derbi të Kupës së Italisë.

Kontrata e Mourinhos në “Olimpico” skadon në fund të sezonit dhe Special One nuk ka diskutuar ende një marrëveshje të re me pronarët e Romës.

Tiago Pinto do të largohet nga klubi në shkurt dhe ndërsa Giallorossët po zgjedhin drejtorin e tyre të ardhshëm sportiv, Mourinho duhet të dëshmojë se do të jetë njeriu i duhur për këtë detyrë në sezonin2024-2025.

“Gazzetta dello Sport” pretendon se qëndrimi i Mourinhos në kryeqytet nuk është aspak i sigurt pasi pronarët e Romës nuk e kanë fare në plan të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Roma ndodhet e teta në tabelën e Serie A, katër pikë larg Fiorentinës në të katërtin dhe ka fituar tetë pikë më pak se sezonin e kaluar pas 19 raundeve të ligës.

Mourinho së fundmi ka pohuar se pret një ofertë për vazhdimin e kontratës deri në shkurt, por në rrethanat aktuale, kjo nuk pritet të ndodhë.

Pronarët e Romës presin një kualifikim nëLigën e Kampionëve këtë sezon, por Tuttosport dhe Gazzetta konfirmojnë se Mourinho nuk do të presë deri në maj për një ofertë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat