Reagon Mourinho

Futboll

Reagon Mourinho

Më: 16 janar 2024 Në ora: 10:57
Mourinho

Trajneri Jose Mouringo u shkarkua nga pankina e Romës pas humbjes me Milanin dhe rezultatet e dobëta.

Pas këtij vendimi, portugezi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter. 

Ai ka postuar foton me trofeun e Ligës së Konferencës në dorë, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Fejnordit.

Me dy fjalë të vetme ai ka përshëndetur popullin verdhekuq: “Mirupafshim Roma”.

Rikujtojmë që Murinjo u shkarkua pas dy sezonesh e gjysmë nga Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë dhe humbi një finale Lige Europe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat