Ademi viziton FC Ballkanin gjatë fazës përgatitore në Turqi

Futboll

Ademi viziton FC Ballkanin gjatë fazës përgatitore në Turqi

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:25
ILir Daja e Agim Ademi

Ademi viziton FC Ballkanin gjatë fazës përgatitore në Turqi.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës shfaqi interesimin e tij për mbarëvajtjen e përgaditjeve që skuadra po bënë në prag të Superkupës së Kosovës dhe sezonit pranveror dhe i inkurajoi që të vazhdohet edhe më tutje që të punohet për suksese të reja.

“Nga ana tjetër, trajneri ynë, Ilir Daja dhe stafi i klubit, e njoftuan presidentin e FFK-së për ecurinë dhe punën vetëmohuese që vazhdon ta bëjë FC Ballkani, duke i dhënë jo vetëm Superligës një skuadër të fortë, por duke ndërtuar në vazhdimësi futbollistë që kontributin e tyre ta japin edhe për reprezentacionet shtetërore, të të gjitha gjeneratave.” thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ballkani po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat