Burim Çerkini optimist për Dinamon: Janë edhe 13 javë, janë edhe 13 finale

Futboll

Burim Çerkini optimist për Dinamon: Janë edhe 13 javë, janë edhe 13 finale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 janar 2024 Në ora: 15:29
Burim Çerkini

Dinamo e Ferizajt përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A, jo vetëm të ruajë kreun e tabelës por edhe të thellojë edhe më shumë epërsinë me pikë ndaj rivalëve tjerë.

Dinamo kryeson me 30 pikë, duke lënë pas Suharekën me 23 pikë, Trepça ’89 21, Drenicën 20, Trepçën me 20 pikë etj. 

Burim Çerkini, kryetrajner i Dnamos, shprehet se ecuria e përgatitjeve po shkon sipas planit.

“Kemi filluar qe 11 ditë me përgatitje, puna po shkon mirë shumë. 

Me datën 21 janar udhëtojmë për në Durrës që të përgatitemi sa më mirë e t’i zhvillojmë disa ndeshje kontrolluese që të jemi sa më mirë për pjesën tjetër të kampionatit”, thotë Çerkini për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Çerkini tha se është ende herët sepse janë edhe 13 ndeshje edhe 13 finale deri në fund. 

“Janë edhe 13 javë, janë edhe 13 finale.

Nuk e kemi të lehtë deri në fund të kampionatit por besoj që me punë, disiplinë, angazhim ia arrijmë qëllimit”, ka nënvizuar ai.

A jeni të kompletuar apo pritni edhe më shumë përforcime?

“Kemi marrë përforcime por presim edhe dy përforcime që të jemi sa më komplet për vazhdimin e kampionatit”, ka përfunduar Çerkini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat