Talenti shqiptar i shënon gol fantastik Monakos

Futboll

Talenti shqiptar i shënon gol fantastik Monakos

Më: 19 janar 2024 Në ora: 21:09
Adrion Pajaziti

Fulham U-21 ka rrëmbyer kryesimin e grupit në Kupën Ndërkombëtare të Premier Ligës pasi mposhtën AS Monakon me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar të mërkurën e mbrëmjes, ku protagonist ishte talenti shqiptar, Adrion Pajaziti, i cili shënoi golin e parë në minutën e 20-të.  

Pas shumë dëmtimeve të kaluara, Pajaziti u kthye me gol, duke bërë diferencën.

Talenti shqiptar i cili u pagëzua nga Bushi si “Sulejman Demollari i ri”, la mbrapa 3 lojtarë të Monakos. me një pasim, ndoqi aksionin dhe më pas shënoi në mënyrë perfekte.    

Pajaziti qëndroi në fushë për 75 minuta teksa më pas u ndërrua nga trajneri, për shkak se vinte nga dëmtimi dhe ende nuk ka minuta të plota në këmbët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat