Inzaghi: Është një finale

Futboll

Inzaghi: Është një finale

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:20
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi ka folur për mediat në prag të finales të Superkupës së Italisë kundër Napolit, që do të luhet të hënën në mbrëmje në Riad.

"Është një finale, një sfidë e tillë shumë herë vendoset nga episodet.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, plus që është një finale që do të përgatitet në dy ditë e gjysmë, në më pak se 72 orë.

Është shumë e rëndësishme që të fitojmë nesër, ne jemi kampionët në fuqi.

E kemi fituar trofeun në dy edicionet e fundit dhe duam shumë ta sjellim sërish në shtëpi, për ne është një objektiv.

Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme kundër Lacios dhe tashmë mungon hapi i fundit”, ka thënë trajneri i Interit.

Nëse fiton nesër përballë Napolit, Simone Inzaghi mund të bëhet trajneri i parë që fiton për herë të pestë në karrierë Superkupën e Italisë, duke kaluar në këtë renditje të veçantë dy trajnerë legjendarë si Marcello Lippi dhe Fabio Capello (aktualisht të tre e kanë fituar 4 herë Superkupën). Tekniku synon që ta arrijë këtë objektiv, por jo për lavdi personale.

“Rekordi në Superkupë? Më intereson, por më shumë për Interin sesa për Simone Inzaghin.

Do të ishte diçka e bukur të fitonim Superkupën e pestë, por siç thashë më parë i përgëzova djemtë, sepse që nga 13 korriku, kur ata filluan stërvitjen, kanë vënë Interin para sukseseve personale. Ky është sekreti", ka thënë mes të tjerash trajneri i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat