A po largohet Kuç?

Futboll

A po largohet Kuç?

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:48
Ballkani

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar, për sa i përket merkatos. Bëhet me dije se kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç në ditët e fundit të merkatos së janarit do të largohet nga kampionët e Kosovës. 

30-vjeçari do të vazhdojë karrierën në kampionatin azerbajxhanas te skuadra e Sabah Baku.

“Kanal10” mëson se të dyja palët kanë arritur marrëveshje dhe gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vijim. 

Kuç është pjesë e Ballkanit që nga vitit 2019 dhe me ekipin therandas ka fituar dy herë titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës.

Mesfushori vitin e kaluar u ftua për herë të parë nga Mali i Zi dhe deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje me përfaqësuesen, prej të cilave ka shënuar tri gola..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat