Partizani i jep “dorën” e fundit përgatitjeve

Futboll

Partizani i jep “dorën” e fundit përgatitjeve

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:52
Partizani

Partizani ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme që do të luajnë përballë Vllaznisë në kuadër të javës së 21 të Superiores.

“Demat” kanë kryer ditën e sotme seancën e fundit stërvitore, e cila nisi në orën 11:00.

Optimizmi te ekipi i kuq duket edhe në fotot e shpërndara nga klubi, me lojtarët që duken mjaft të lumtur gjatë stërvitjes.

Sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit do të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi” duke startuar nga ora 17:00.

“Skuadra ka mbyllur përgatitjet për takimin ndaj Vllaznisë i vlefshëm për javën e 21 të kampionatit.

Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar sot paradite orën 11:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Përballja Vllaznia – Partizani do të luhet të dielën ora 17:00 në stadiumin ” Loro Boriçi” në Shkodër.”, shkruan Partizani në faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat