Dëmtim i rëndë për Balden

Futboll

Dëmtim i rëndë për Balden

Më: 27 janar 2024 Në ora: 17:47
Barcelona

Probleme për Barcelonën e Xavi Hernandezit. Humbja në “San Mamés” kundër Athletic Bilbao eliminoi skuadrën “blaugrana” nga Kupa e Mbretit, ndërsa Alejandro Balde u largua pas vetëm 22 minutash lojë për shkak të një dëmtimi.

Klubi ka bërë të ditur rezultatet e testeve të cilave iu nënshtrua mbrojtësi i krahut, të cilat zbuluan një dëmtim të rëndë në kofshën e djathtë, që do ta detyrojë lojtarin e ri t'i nënshtrohet një operacioni.

Në ditët në vijim, Balde do të fluturojë drejt Finlandës për t'iu nënshtruar një operacioni me doktorin Lasse Lempainen, një nga mjekët më të mirë në këtë fushë.

Kohët e rikuperimit nuk janë përcaktuar ende, por Balde me shumë gjasa do të detyrohet të humbasë ndeshjen e dyfishtë kundër Napolit në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, e planifikuar për 21 shkurt (ndeshja e pare) dhe 12 mars (ndeshja e kthimit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat