Juventusi 72 minuta pa një lojtar, barazon me Empolin e Ismajlit

Futboll

Juventusi 72 minuta pa një lojtar, barazon me Empolin e Ismajlit

Nga: K. G. Më: 27 janar 2024 Në ora: 19:56
Pamje nga ndeshja

Pikë e madhe për Empolin dhe me shije sikur të fitores në Torino.

Empoli ka befasuar Juventusin duke barazuar me rezultat 1:1

Në minutën e 18-të Milik është përjashtuar direkt me karton të kuq, duke e lënë për 72 minuta pa një lojtar skuadrën e Juventusi. 

Në minutën e 50-të, Vlahoviq ka kaluar në epërsi (1:0) Juven. 

Në minutën e 70-të, Baldanzi ka barazuar rezultatin 1:1. 

Ai nga 19-20 metra ka dërguar goditje të fortë e përtokë, duke përfunduar topi në këndin e majtë, 1:1.

Pas javës së 22-të në Serie A, Juve kryeson me 53 pikë por ka dy pikë e dy ndeshje më shumë se Interi në vendin e dytë. 

Empoli aktualisht renditet në pozitën e 19-të me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat