Fitojnë Korabi dhe Lushnja. Tomori “shtang” Apoloninë

Futboll

Fitojnë Korabi dhe Lushnja. Tomori “shtang” Apoloninë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Janë mbyllur 3 sfidat e sotme të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 18-të. Tre ndeshje mjaft interesante, në të cilat u shënuan 8 gola.

Korabi fitoi përballë Kastriotit me rezultatin 3-2. Pas këtij triumfi, Korabi mbetet në vendin e 6-të me 26 pikë, ndërsa krutanët në vendin e 9-të me 15 pikë.

Në krahun tjetër Lushnja triumfoi në transfertë përballë Luzit.

Ndeshja përfndoi me rezultatin 1-2 të miqve, me lushnjarët që renditen në vendin e shtatë me 22 pikë. Ndërsa Luzi mbetet në vendin e parafundit (11-të) me 12 pikë.

Ndërsa Tomori “shtangu” Apoloninë.

Sfida mes këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Tomorit. Fierakët mbetet në kuotën e 27  pikëve në vendin e pestë, ndërsa Tomori ngjitet në vendin e dhjetë me vetëm 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat