Dy asistimet e Cikalleshit nuk mjaftojnë

Futboll

Dy asistimet e Cikalleshit nuk mjaftojnë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 17:02
Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka qenë protagonist sot në ndeshjen e Koniaspor ndaj ish-skuadrës së tij, Bashakshehir, në javën e 23-të të kampionatin tuk.

Ai ka dhënë dy asiste në këtë sfidë, por në fund nuk iu gëzua pikëve që do të ishin shumë të rëndësishme për klasifikimin.

Koniaspor kaloi në avantazh të dyfishtë që në minutat e para, pasi shënoi në të 8-in dhe të 14-in me anë të Prip, ku në të dy rastet ishte Cikalleshi ai i cili dha pasimin e fundit për shokun e skuadrës që tundi rrjetën.

Por për fat të keq, Koniaspor nuk ia dol të mbronte këtë rezultat që pjesën e dytë të sfidës, u përmbys nga ekipi mik. Protagonist ishte Krzistof Piontek i cili në minutat 67, 79 dhe 92, tundi rrjetën kundërshtare, duke i dhënë ekipit të tij fitoren me përmbysje 3-2.

Për Cikalleshin, paraqitja e sotme çoi në 4 numrin e asisteve të dhëna në këtë sezon, ku ka shënuar edhe 8 gola me fanellën e Koniaspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat