Shosholli: Ballkani nuk krahasohet me Prishtinën, që edhe shumë vite më parë ka luajtur në gara ndërkombëtare

Futboll

Shosholli: Ballkani nuk krahasohet me Prishtinën, që edhe shumë vite më parë ka luajtur në gara ndërkombëtare

Më: 28 janar 2024 Në ora: 23:28
Shosholli

Një debat që po vazhdon të zhvillohet ende është ai se “cili klub është më i madhi në futbollin tonë”.

Trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, vlerëson se Prishtina dhe Trepça janë klubet më të mëdhea, por veçoi Prishtinës – teksa tregoi edhe arsyet pse mendon kështu.

Shosholli fillimisht tha për emisionin "Favorit": “Secila etapë e ka rëndësinë e vet. Një prej etapave më cilësore të futbollit kosovar vlerësoj se është e viteve të 60-ta dhe 70-ta.

Protagonistët kryesorë kanë qenë Prishtina, Trepça, Liria dhe Vëllaznimi.

Me këto klube është identifikuar futbolli kosovar në ish-Jugosllavi dhe më gjerë. Periudha 91-99 është më e rëndësishmja për mua, jo më cilësorja.

Them kështu sepse futbolli i Kosovës ishte ‘suigeneris’. Në këto vite ishim të gjithë protagonist. Etapat tjera janë pas lufte dhe pas pranimit në FIFA e UEFA”.

“Klubi më i madh deri në vitet e 80-ta ishte Trepça. Është klubi i parë që ka hyrë në ligën e parë të ish Jugosllavisë. Edhe pse kishte rënë nga liga pas një viti, kishim luajtur një finale shumë të madhe para 50 mijë shikuesve”, shtoi ai..

“Prej vitit 82-83 kur Prishtina hyri në ligën e parë, Prishtina e mori primatin e futbollit kosovar.

Prishtina garoi me shumë sukses, pavarësisht padrejtësive të mëdha. Prishtina ishte një kombëtare e të gjithë shqiptarëve. Futbollistët e Prishtinës së atëhershme ishin të përkdhelurit e popullit. Prishtina, Trepça, Vëllaznimi e Liria, kanë bërë gara me shtatë shtete me 22 milionë banorë.

Tani rruga për të dalur në Evropë është më e lehtë. Respekt për Ballkanin sepse të gjithë jemi krenarë me sukseset e tyre, por nuk krahasohet me Prishtinën.

Sipas meje, Prishtina dhe Trepça janë klubet më të mëdha. Gjeneratat tash ndoshta nuk e dinë që Prishtina ka qenë pjesë e ‘Intertoto Cup’. Edhe ajo është garë ndërkombëtare”, deklaroi mes tjerash Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat