Hajrizi mund ta bëj hapin e madh në karrierë

Futboll

Hajrizi mund ta bëj hapin e madh në karrierë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 13:29
Kreshnik Hajrizi

Kreshnik Hajrizi mund ta bëj hapin e madh në karrierë në ditët e fundit të afatit kalimtar dimërorë.

Qendërmbrojtësi kosovar prej vitesh po luan me mjaft sukses te Lugano në Zvicër dhe tanimë ka zgjuar interesimin e një skuadre të madhe italiane.

Sampdoria që nuk po kalon një moment të mirë në Serie B ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit kosovar për ta përforcuar mbrojtjen.

Tuttosport ka raportuar se skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo po pret të largojë një lojtarë në orët e fundit për ta zyrtarizuar afrimin e Hajrizit.

Gjithmonë sipas mediumit italian ka një marrëveshje mes palëve dhe zyrtarizimi mund të ndodhë ditën e fundit më 31 janar.

Hajrizi ka kontratë edhe gjashtë muaj me Luganon dhe po e mirëpret largimin për të bërë një hap para në karrierë, megjithatë Tuttosport nuk ka bërë publike shumën që pritet ta shpenzojë Sampdoria për transferimin e kosovarit.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e Luganos në të gjitha garat, derisa ka realizuar edhe një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat