Guardiola flet për gjithçka

Futboll

Guardiola flet për gjithçka

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:13
Guardiola e Haaland

Erling Haaland nuk ka luajtur për Manchester City prej 55 ditësh. Që nga humbja (1-0) e ‘bluve qiellorë’ ndaj Aston Villa, norvegjezi ka munguar në 10 ndeshje (5 në Premier League, 2 në Botërorin për Klube, 2 në ‘FA Cup’ dhe një në Ligën e Kampionëve). Ky “pit stop” ka ardhur si rezultat i dëmtimit në këmbë.

Rreth dy muaj në “infermieri”, që do të përfundojnë kundër Burnley në “Etihad”. Haaland do të jetë në skuadër për t’u përballur me “Clarets” të mërkurën (20:30).

“Është hera e parë që vihet në dispozicion prej 10 ndeshjesh, e kemi të gjithë skuadrën në formë. Jemi më të fortë. Haaland është një lojtar i rëndësishëm për ne”, – tha Pep Guardiola në një konferencë për shtyp.

Pra, Haaland është bërë gati të kthehet në fushë. 19 golat e tij në 22 ndeshje, në të gjitha garat e këtij sezoni, 14 gola në 15 ndeshje të Premier League, e bëjnë atë thelbësor për Guardiolën, i cili gjithashtu foli për largimin e Xavi nga Barcelona, në fund të sezonit:

“Nga përvoja ime, nuk mund ta krahasojmë presionin që kemi në Angli me atë në Spanjë.

Është një mijë herë më e vështirë atje.

Gjashtë konferenca shtypi në javë, shumë ndeshje… Presioni që ndjen te Barcelona nuk është i krahasueshëm askund tjetër”.

Pep përjashtoi mundësinë e heqjes së shiritit të kapitenit nga Walker, pas intervistës në të cilën kërkoi falje për skandalet e tij seksuale: “Nuk do të flas për këtë, ai do të vazhdojë të jetë kapiten. Është vendim ekipi, nuk është i imi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat