Trajneri italian: Isha në bisedime me Shqipërinë

Futboll

Trajneri italian: Isha në bisedime me Shqipërinë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 23:14
Alberto Malezani

Ish-trajneri i Kievos, Parmës, Fiorentinës dhe shumë klubevetë tjera në Itali, i famshmi Alberto Malezani shprehet në një intervistë së fundmi se ka qenë në kontakte për të drejtuar Kombëtaren shqiptare.

Malezani zbulon prapaskenat e kohëve më parë duke folur në Radio Tv Seria A:

“Në vitin 2020 vendosatë ndaloj stërvitjen, ishte fundi i natyrshëm i rrugëtimit tim, por para se ta mbyllja do të më pëlqente të isha trajner i disa kombëtareve.

Kam pasur kontakte me disa kombëtare nga jashtë, por më pas asgjë nuk u realizua, ishte hapi i fundit në karrierën time, por kështu shkoi: Isha në kontakt me kombëtaren grekedhe shqiptare, do të isha kthyer me kënaqësi për të trajnuar.

Tani më pëlqen çiklizmi që ka qenë gjithmonë një pasion i madhi imi, miqve historikë dhe golfit që praktikoj në mëngjes”, u shpreh në intervistën e tij Alberto Malezani.

Në atë kohë, nëdrejtimin e Kombëtares shqiptare ka qenë Edoardo Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat