Rakitic befason të gjithë, thotë se paratë nuk ishin arsyeja e transferimit në Arabinë Saudite

Futboll

Rakitic befason të gjithë, thotë se paratë nuk ishin arsyeja e transferimit në Arabinë Saudite

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 09:24
Ivan Rakitic

Futbollisti i famshëm kroat, Ivan Rakitic është i fundit në një galaktikë lojtarësh që kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre futbollistik në Arabinë Saudite.

Edhe pse ai mund të luante ende në Evropë në moshën 35-vjeçare, ai vendosi të shkonte në Al-Shabab dhe ishte interesante të dëgjohej se çfarë kishte për të thënë për arsyet e shkuarjes në Arabinë Saudite.

Rakitic do të fitojë 15 milionë euro në sezon në Al-Shabab dhe pesë milionë si bonuse, por në prezantimin zyrtar, si shumë lojtarë para tij, ai pretendoi se paratë nuk kishin fare rol.

“Zgjodha Al-Shabab pasi lexova për historinë e klubit. Besoj se është koha për një sfidë të re dhe të madhe me Al-Shabab”, ka thënë fillimisht Rakitic për klubin, i cili gjatë historisë së tij ishte gjashtë herë kampion i Arabisë Saudite, ku titulli i fundit erdhi 12 vjet më parë vit.

Kroati gjithashtu foli edhe për numrin e zgjedhur dhe idenë për të ndihmuar klubin dhe Arabinë Saudite me vizionin e tyre për të ardhmen.

“Numrat e mi të preferuar janë shtatë dhe dhjetë, por pasi mësova më shumë rreth Al-Shabab dhe projektit të Arabisë Saudite ‘Vision 2030’, mora numrin 30”.

“Është një simbol i angazhimit tim për të mbështetur Mbretërinë e Arabisë Saudite në qëllimet dhe aspiratat e saj për të ardhmen”, përfundoi ylli kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat