Xavi: Një gjë nuk e bëj më

Futboll

Xavi: Një gjë nuk e bëj më

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Xavi

Trajneri i Barcelona-s, Xavi Hernandez, ka folur për fitoren 3-1 kundër Alaves dhe kartonin e kuq të marrë nga Vitor Roque.

“Nuk do të flas më për arbitrat, kërkoj vetëm që të na lënë të luajmë. Ajo që ndodhi me Vitor Roque është një gabim i dukshëm dhe do ta apelojmë atë karton të verdhë. Kartoni i kuq ka qenë shumë i padrejtë.

“E kam thënë që në javën e parë kundër Getafe-s, besoj se po e paguajmë shtrenjtë çështjen Negreira, është ajo që mendoj, por nuk do të flas më për arbitrat. Përndryshe do të më vrisni, por çfarë duhet të them? Të gënjej?”, ka thënë Xavi.

“Fitorja është gjithmonë një gjë pozitive, tani kemi marrë dy fitore pas lajmërimit të largimit tim në fund të sezonit, kisha thënë se ishte e nevojshme ta bëja lajmërimin dhe e kemi parë arsyen, është parë që diçka na mungonte.

“Skuadra ka luftuar shumë, kemi luftuar dhe rezultati na ka vlerësuar. Jam shumë i kënaqur me punën, kemi marrë shumë kritika, por ky është momenti për të duartrokitur skuadrën”, ka përfunduar trajneri i Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat