Shkodra dhe Europiani i Minifutbollit

Futboll

Shkodra dhe Europiani i Minifutbollit

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:08
Shkodra

Shkodra do të mirëpresë për herë të parë Kampionatin Europian të Minifutbollit për priftërinjtë. 17 skuadra kombëtare nga e gjithë Europa do të jenë në Shkodër për 4 ditë me radhë, nga 5 deri më 9 Shkurt. Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” do të jetë arena e të gjitha ndeshjeve të minifutbollit.

Shqipëria ka kryer përgatitjet e fundit, ndërsa drejtimi i skuadrës i është besuar një emri të njohur të futbollit si Armando Cungu. Dom Mark Shtjefni, një prej organizatorëve të këtij aktiviteti, tregon se kjo është një ngjarje e veçantë që pritet me interes në të gjithë vendin.

"Është një moment që kemi marrë pak kohë për vete sepse fillimisht kemi pas kohën e organizimit dhe tanimë jemi duke u marrë paksa me aktivitetin tonë fizik. Deri tani duket mirë.

Kemi pak emocione sepse janë dhe ditët e fundit të përgatitjeve. Emocionet ndihen, por besoj se jemi në rregull", thotë për Radio Televizionin Shqiptar, Dom Mark Shtjefni.

Ky aktivitetit vjen si bashkëpunim i Bashkisë Shkodër me Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërsa kërkohet dhe promovimi i turizmit në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat