Po shkëlqen te Legia, sirena turke për Ernest Muçin

Futboll

Po shkëlqen te Legia, sirena turke për Ernest Muçin

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:53
Ernest Muçi

Ernest Muçi po kalon një sezon shumë të mirë te Legia e Varshavës.

Mediat turke bëjnë me dije se gjiganti turk Besiktas, ka shprehur interesim për të marrë shërbimet e lojtarit të Shqipërisë.

Sigurisht që problemi kryesor është vlera e kartonit, pasi Muçi nuk lëshohet për më pak se 10 milionë euro.

Te Besiktasi, është trajner Fernando Santos, njeriu që u shkarkua pas humbjes që Shqipëria i shkaktoi Polonisë.

Muçi duket se është shndërruar në të preferuarit e Santosit, me portugezin që kërkon të transferojë në Turqi, talentin shqiptar.

Lojtari i Kombëtares ka mbushur tri vite nga transferimi në Poloni dhe mund të ndryshojë skuadër në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat