Buzëqesh Bayerni

Futboll

Buzëqesh Bayerni

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 20:11
Bayerni

Skuadra e Bayern Munihut, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore para ndeshjes së fundjavës ndaj Bajer Leverkuzenit.

Në ekipin e Tomas Tushellit janë rikthyer dy lojtarë nga lëndimi. Bëhet fjalë për Xhoshua Kimih dhe Dajot Upamekano. Kjo dyshe u stërvitë me kampionët gjerman në këtë mëngjes.

Në anën tjetër, mësohet se Manuel Nojer dhe Brajan Saragosa pushuan sot, për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Leverkuzenit që parashihet të jetë “finale”, zhvillohet të shtunën në orën 18.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat