Shqipëria përfaqësohet nga Doktorët e ekipeve Kombëtare të djemve dhe vajzave

Futboll

Shqipëria përfaqësohet nga Doktorët e ekipeve Kombëtare të djemve dhe vajzave

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 14:49
Gianluca Stesina e Genta Nallbani

FIFA ka organizuar Konferencën Mjekësore në Boston të SHBA-së, ku të pranishëm me përfaqësuesit e tyre ishin të 211 shoqatat anëtare të FIFA-s .

Në këtë konferencë dy ditore, Shqipëria u përfaqësua nga drejtuesi i Sektorit të Mjekësisë Sportive në FSHF, i cili është edhe Doktori i Kombëtares, Gianluca Stesina, si edhe nga Doktoresha e Kombëtares së vajzave, Genta Nallbani.

Konferenca nisi me fjalimin e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe vlerësoi rëndësinë e madhe që ka kjo konferencë në bashkimin e mjekësisë së futbollit në nivel global.

Në konferencën mjekësore të FIFA-s gjatë dy ditëve janë diskutuar disa tema shumë të rëndësishme të cilat lidhen drejtëpërdrejt me mjekësinë në futboll, trajtimin e dëmtimit te sportistët, sfidat dhe risitë, duke i dhënë një vëmendje shumë të madhe shëndetit të futbollistëve në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat