Postecoglou merr në mbrojtje kapitenin

Futboll

Postecoglou merr në mbrojtje kapitenin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:38
Postecoglou - majtas

“Përforcim” për Tottenhamin përpara sfidës shtëpiake kundër Brightonit të De Zerbit.

Kapiteni Son Heung-Min është rikthyer pas eliminimit nga Kupa e Azisë. Korea e Jugut pësoi një eliminim tronditës në gjysmëfinale, teksa u mund 2-0 nga Jordania.

Ange Postecoglou i gëzohet rikthimit të sulmuesit, ndërkohë që theksoi se Son e ka përjetuar keq disfatën në gjysmëfinalet e Kupës së Azisë.

“Ai është shumë i zhgënjyer prej eliminimit të Koresë. Kur arrin në gjysmëfinale ndihesh afër fitores. Son ka dhënë gjithçka për Kombëtaren.

Askush nuk mund të vërë në dyshim angazhimin e tij. Unë kam folur me të, mezi po pret të rikthehet të luajë me ne.

Kështu që nuk është aspak i çuditshëm fakti që është rikthyer menjëherë në stërvitje”, u shpreh trajneri i Tottenhamit.

12 gola dhe 5 asiste numëron Son gjatë këtij edicioni në Premier League, aty ku Spurs renditen në vendin e pestë, vetëm dy pikë larg zonës Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat