Nga kërcënimi skandaloz i presidentit te lidhja me zinxhir e portës

Futboll

Nga kërcënimi skandaloz i presidentit te lidhja me zinxhir e portës

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:23
Pamje

Thjesht një natë çmendurie, jo e zakonshme, që futbolli nuk duhet ta njohë kurrë.

Megjithatë, Hamburg-Hannover, një ndeshje e Bundesligës, ka ndezur debat publik sportiv në Gjermani dhe më gjerë.

Ndeshja u pezullua për 40 minuta, pati shumë kaos në “Volksparkstadion”.

Në një pikë të caktuar, në tribuna, në zonën e tifozëve të Hanoverit, u shfaq një banderolë tronditëse.

Ajo përshkruante fytyrën e presidentit Martin Kind si shënjestër snajperi…

Megjithatë, nuk ishte e vetmja notë kundërshtuese e një mbrëmjeje të destinuar të hynte në historinë e futbollit gjerman, siç e dëshmoi edhe vëmendja mediatike që iu kushtua në Gjermani, edhe të nesërmen.

Në minutën e 60-të, rezultati ishte 2-3 për Hanoverin. Golat e mysafirëve (Tresoldi, Schaub dhe autogoli i Ramos) u shënuan të gjithë në pjesën e parë. Aty, ndeshja u ndërpre. Tifozët mysafirë, të pranishëm në Hamburg, shfaqën një pankartë të frikshme. Fotografia e presidentit Martin Kind si target snajperi (arme).

Gjyqtari Soren Storks, pasi vuri re banderolën, vendosi ta pezullonte ndeshjen dhe t’iu thoshte lojtarëve të Hanoverit që t’i bindin tifozët për ta hequr atë. 

Lojtarët kaluan nën seksionin e mysafirëve dhe u përpoqën të krijonin dialog me ta, duke marrë përgjigje negative.

Në atë moment, kryesori i ndeshjes e ndërpreu përfundimisht lojën dhe i detyroi skuadrat të kthehen në dhomat e zhveshjes.

Premisa themelore e kontestimit të tifozëve të hanoverit ka të bëjë me marrëdhëniet midis Martin Kind dhe atyre, të cilat nuk kanë qenë kurrë idilike, për të thënë të vërtetën. 

Ndër arsyet e protestës, herë-herë shqetësuese, është vota e Kind në lidhje me propozimin e futbollit gjerman për hyrjen e fondeve të kapitalit privat në klubet e futbollit.

Pankarta, megjithatë, ishte vetëm një nga dy protestat (më seriozet, padyshim) të organizuara në Hamburg-Hannover. 

Në pjesën e parë, disa tifozë kishin vendosur zinxhirë me kyç (si të thuash zinxhirët që bllokojnë lëvizjen e biçikletave) midis shtyllave të portës dhe rrjetave, duke e bërë të detyrueshme ndërhyrjen e operatorëve përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat