Publikohen formacionet e finales Nigeri - Bregu i Fildishtë

Futboll

Publikohen formacionet e finales Nigeri - Bregu i Fildishtë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 20:41
Formacionet

Ishte me të vërtetë një kompeticion spektakolar. Mbrëmjen e kësaj të diele, Kupa e Afrikës zhvillon finalen e madhe, teksa në “Stade Olympique Alassane Ouattara”, të Abdixhanit, “Shqiponjat e Gjelbërta”, të Nigerisë do të sfidojnë “Elefantët” e Bregut të Fildishtë, organizatorë të këtij kompeticioni.

Sa i përket formacioneve, tekniku i “Shqiponjave” nigeriani, Jose Peseiro i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Nwabili e para tij në mbrojtje, Bassey, Troost-Ekong e Ajayi.

Në krahët e mesfushës janë Zaidu e Aina, me qendrën që mbulohet nga Onyeka e Iwobi. Më të avancuar janë Ademola Lookman e Samuel Chukëueze, ndërsa në majën e sulmit qëndroni “bomberi” i Napoli, Victor Osimhen.

Në krahun tjetër, tekniku Emerse Fae i ka pozicionuar të tijët në fushë, me formacionin e zakonshëm 4-3-3, ku në portë qëndron Fofana.

Në krahët e mbrojtjes janë Serge Aurier e Konan, me qendrën që mbulohet nga Kossounou e Ndicka. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Kessie, Seri e Fofana, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Gradel, Haller e Adingra..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat