​Xavi: Nuk dorëzohemi për titull

Futboll

​Xavi: Nuk dorëzohemi për titull

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 09:20
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez këmbëngul se skuadra e tij nuk do të heqë dorë nga titulli i ligës pasi skuadra e tij u ndal me barazim 3-3 nga Granada të dielën.

Kz barazim nënkupton që katalanasit kanë mbetur 10 pikë prapa Real Madridit që ëhstë lider i tabelës me 61 pikë.

“Ne humbëm dy pikë dhe një mundësi të mirë për të shkurtuar deficitin. Granada luajti një lojë inteligjente, ata na bënë shumë presion”, u tha ai gazetarëve.

“Liga ishte e vështirë dhe tani pa këto dy pikë bëhet edhe më e vështirë. Është një ndryshim i madh, por ne nuk do të dorëzohemi. Ne kishim shumë raste për të vulosur ndeshjen. Skuadra kishte besim, guxim dhe dëshirë, por nuk mjaftoi. Kjo e bën edhe më të vështirë për ne.”, thkesoi Xavi.

Barcelona tani ka edhe një javë tjetër të lirë para ndeshjes së radhës. Katalanasit rikthehen në aksion të shtunën kundër Celta Vigos në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat