Ademi takon Gaarderin: Në një takim tejet miqësor bashkëbiseduam për projektet e futbollit

Futboll

Ademi takon Gaarderin: Në një takim tejet miqësor bashkëbiseduam për projektet e futbollit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:30
Gaarder e Ademi

Ambasadorin jorezident të Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder sot ka takuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin. 

“Sot pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin jorezident të Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder dhe përfaqësuesin special norvegjez për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg. 

I falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në çlirim dhe shtetndërtim, por edhe në zhvillimin e futbollit. 

Në një takim tejet miqësor bashkëbiseduam për projektet e futbollit, si dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe federatave. 

I njoftova për projektet e përbashkëta që FFK-ja ka me Federatën norvegjeze në zhvillimin e futbollit të vajzave, për çka të dy diplomatët norvegjezë ofruan mbështetjen e tyre, duke na përgëzuar për punën dhe duke na inkurajuar për projekte të reja”, ka bërë të ditur Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat