Dy rekorde në një ndeshje, Cristiano Ronaldo 1000 ndeshje me skuadrat e klubeve

Futboll

Dy rekorde në një ndeshje, Cristiano Ronaldo 1000 ndeshje me skuadrat e klubeve

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 16:38
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, ndërsa shkruan një tjetër faqe në historinë e futbollit botëror.

Sulmuesi portugez luajti në fazëve 1/8-ve, të AFC Champions League, e thënë ndryshe Champions League e kontinetit aziatike, me skuadrën e tij Al-Nassr, duke shënuar ndeshjen e 1000-të në karrierën e tij me skuadrat e klubeve, teksa deri më tani asnjë lojtar tjetër, nuk e ka arritur këtë shifër e ky rekord pritet të thellohet akoma më shumë.

Pesë herë fituesit i “Topit të Artë” shënoi golin e vetëm dhe të fitores 1-0 në transfertën kundër Al Feihaa, ndrësa shtoi një tjetër arritje në karrierë, me “yllin” portugez, i cili është lojtari i parë në histori, që realizon të paktën një gol në sezonin e 22-të radhazi,

Por këto janë vetëm rekordet e fundit në jetën sportive të “luzitanit”.

Emrin e tij mbajnë edhe arritje të tjera të mëdha. Sulmuesi portugez ka numrin më të madh të golave me kombëtaret, pasi ka realizuar 128 të tillë.

Po ashtu, është i vetmi që ka luajtur në pesë Kampionate Europianë dhe ka shënuar në pesë Botërorë të ndryshëm. Për këtë ka edhe rekordin e ndeshjeve dhe golave, ashtu si në Champions League, sa i përket pjesmarrjeve në turneun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat