Partizani përmbys Tiranën

Futboll

Partizani përmbys Tiranën

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Partizani

Partizani rikthehet te triumfi në kampionat dhe atë e bën në derbin ndaj Tiranës në “Air Albania”, teksa “bardheblutë” vuajnë për javën e dytë radhazi mungesën e fitores.

“Të kuqtë” e kryeqytetit përmbysën me rezultatin 2-1 “bardheblutë” në një takim që rezultoi shumë i luftuar dhe spektakolarë.

Ishin “bardheblutë” e kryeqytetit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës.

Në minutën e 7’ me Tiranën që u hodh në kundërsulm, pas tentativës së Abazajt që u ndal nga portieri Hoxha, topi përfundoi te Latifi, me sulmuesin “bardheblu” që e finalizoi në fund të rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh.

Megjithatë pas një ndërhyrje të gabuar të portierit Abdullahu ndaj Skukës, Partizani fitoi penallti që u ekzekutua më së miri nga sulmuesi i “të kuqve” në minutën e 32’.

Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 43’ pas një kombinimi të bukur me Rrapajn, Cara kalon mbrojtjen e Tiranës dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës, duke përmbysur rezultatin në fraksionin hapës.

Pjesa e dytë nga ana tjetër solli raste të shumta, megjithatë nuk dhuroi ëm gola.

Pas javës së 24-ët të kategorisë Superiore, Partizani renditet në vend të dytë me 40 pikë,teksa Tirana në vend të katërt me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat