Trajneri i Skënderbeut: Nuk ishim gati të shënonim 2 gola kaq shpejt

Futboll

Trajneri i Skënderbeut: Nuk ishim gati të shënonim 2 gola kaq shpejt

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:10
Gvozdenoviq 

Skënderbeu mori 3 pikë të arta në transfertë. Korçarët mposhtën 3-0 Erzenin dhe tashmë afrohen akoma më shumë me “Final –Four”.

Pas sfidës Ivan Gvozdenoviq ishte mjaft i lumtur me lojën e skuadrës së tij. Ndër të tjera theksoi se:

Fitorja? Ende nuk mendoj për “Final – Four”. Si ndja Kukësit edhe sot ishte shumë e rëndësishme dhe ishim pak të stresuar. Bravo çunave dhe stafit tim për lojën që po bën kjo skuadër. Jam shumë i lumtur për fitoren.

Sot ishim pa 4 lojtarë dhe kjo është shumë e rëdësishme. Kemi sfida shumë t ëvështira për parë. Kemi Dinamon dhe Partizanin dhe kemi ende punë përpara ëpr të bërë.

2 gola të shpejtë, i prisnit? E nisëm mirë, pasi shënuam dy gola shumë të shpejtë.

Nuk ishim gati të shnëonim kaq shpejt, por ishte shumë mirë dhe ishim shumë të qetë.

2-0 ishte rezultat shumë i vështirë dhe unë si trajner isha shumë i përqendruar dhe do të kërkoja golin e 3-të. Doja të freskoja ende skuadrën për të shënuar më shumë, pasi kishte shumë hapësira. Erzenin luajti dhe luftoi shumë për një gold he prandaj isha përqendruar për të shënuar sërish”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat