Trajnerët e ekipeve Kombëtare të Shqipërisë do të analizojnë ndeshjet dhe lojtarët

Futboll

Trajnerët e ekipeve Kombëtare të Shqipërisë do të analizojnë ndeshjet dhe lojtarët

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 18:33
Pamje nga mbledhja

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se trajnerët e ekipeve Kombëtare do të analizojnë ndeshjet dhe lojtarët me teknologjinë e avancuar, duke shtuar se “zhvillimi i ekipeve kombëtare të moshave është një nga prioritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe fitoret që arrihen në fushë vijnë edhe si pasojë e punës përgatitore që bëhet më lojtarët gjatë grumbullimeve”.

Për këtë arsye është zhvilluar pranë ambienteve të “Shtëpisë së Futbollit” një takim me të gjithë video-analistët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Në këtë takim ishte prezent dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea si edhe përgjegjësi i sektorit të video-analizës në FSHF, Alarico Rossi.

Sipas njoftimit, “ky takim ishte shumë konstruktiv për krijimin e një marrëdhënieje më të mirë pune në nivel teknologjik brenda stafeve kuqezi”.

Shtëpia e futbollit shqiptar bëri të ditur se “në veçanti u diskutua se si mund të punohet në përgatitjen e grumbullimeve të ekipeve Kombëtare me video të personalizuara nga stafi për lojtarët”, duke vlerësuar se “sot teknologjia të jep mundësinë të kesh shumë zgjidhje në nivel teknologjik, veçanërisht për të njohur futbollistët e rinj me elementet e gjeneratave të fundit”.

U diskutua gjithashtu se si të punohet me platformën “Hudl”, që të mundëson të analizosh dhe mbi të gjitha të ndash punën e ekipeve kombëtare përmes shumë pajisjeve.

Takimi ishte gjithashtu një mënyrë për të rritur bashkëpunimin midis trajnerëve dhe analistëve, duke qenë se u diskutuan edhe tematika që lidhen me fluksin e punës para dhe gjatë grumbullimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat