Kane s’është i lumtur në Bayern, Chelsea e do anglezin

Futboll

Kane s’është i lumtur në Bayern, Chelsea e do anglezin

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 16:46
Harry Kane

Chelsea dëshiron ta rikthejë Harry Kanen në Premierligë.

Lajmin e ka bërë të ditur “Football Insider”, sipas të së cilit “Blues” janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit anglez të Bayern Munichut me shpresën që ta shfrytëzojë momentin e tij jo të mirë emocional.

Me këtë rast, ish-futbollistit të Tottenhamit do t’i hapej dera e rikthimit në futbollin anglez.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, përfaqësuesi anglez nuk është i kënaqur në Bavari, përkundër faktit se i ka realizuar 29 gola dhe i ka bërë 8 asistime gjatë 30 ndeshjeve të këtij sezoni në fanellën Kuq e Bardh.

Kjo ka bërë që “Blues” ta shohin një mundësi për ta rikthyer “uraganin” në Angli.

Trajneri Mauricio Pochettino po has në vështirësi për ta gjetur një “9”-sh ideal dhe Kane do të ishte lojtari adekuat për ta udhëhequr sulmin e ekipit nga “Stamford Bridge”.

Harry Kane është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat