De Biasi: Problemi më i madh nuk ishte për të mbështetur Garcian

Futboll

De Biasi: Problemi më i madh nuk ishte për të mbështetur Garcian

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 21:39
De Biasi

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane ku ka folur për futbollin dhe skuadrat italiane.

I pyetur për emërimin e Francesco Calzona në krye të Napolit pas shkarkimit të Mazzarrit, De Biasi u shpreh se te ky klub u gabua që në nisje të sezonit dhe tani trajnerit të ri i duhet të rregullojë gjithçka.

“Ne përpiqemi të kthehemi në rrugën që njohim dhe të përpiqemi të kthehemi në fillin e diskutimit, por në fillim të sezonit u bënë vlerësime që ishin pak të cekëta dhe këtu lindi problemi.

Problemi më i madh nuk ishte për të mbështetur Garcia-n.

Edhe nëse klubi vendos një ‘fole në rrota’ është e vështirë të ecësh përpara.

Nuk është se futbolli është matematikë, ndonjëherë shkon përtej edhe vlerësimeve më të kujdesshme.

Gjithmonë duhet një minimum inteligjence dhe kohë.

Tani është zgjedhur Calzona sepse ai ka punuar me Sarri-n dhe Spalletti dhe tani i duhet të zgjidhë gjithçka. Shpresoj që të bëjë mirë. Fat të mbarë, puna nuk do të jetë e lehtë”-tha fillimisht ai.

Më pas, i pyetur për rrugëtimin e Inter-it këtë sezon në Champios League, trajneri me shtetësi italiane dhe shqiptare deklaroi se “zikaltërit” nuk e merituan të humbin në finale, ndaj sipas tij këtë vit kanë mundësinë për të triumfuar.

“Vitin e kaluar Inter-i humbi në mënyrë të pamerituar finalen, ajo skuadër ka gjithçka që duhet për të përsëritur rrugëtimin e njëjtë. Inzaghi ka një ekip të fortë, ai është shumë i mirë në menaxhimin e skuadrës”-deklaroi De Biasi.

Ndërsa sa i përket skuadrës që rrezikon më shumë për t’u rrëzuar nga Serie A, sipas ish-trajnerit të Shqipërisë Salernitana është duke bërë më keq.

“Është e vështirë të thuash një emër. Diferencën e bën renditja. Pashë Veronën duke luajtur një ndeshje të madhe dhe nuk e prisja pasi ekipi i tyre thuajse u shpërbë në janar. Empoli është duke bërë mirë", tha De Biasi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat