Kastrioti mposht Bylisin

Futboll

Kastrioti mposht Bylisin

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Kastrioti

Kastrioti mposht Bylisin dhe rrit shanset për mbijetesëKastrioti mposht Bylisin dhe rrit shanset për mbijetesë
Bylis humb një shans të mirë për t’u shkëputur edhe më shumë nga Elbasani në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.

Mallakastriotët janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga Kastrioti në ndeshjen e prapambetur të kësaj kategorie, megjithatë mbeten në krye të renditjes me 51 pikë, dy më shumë se Elbasani.

Në përballjen e luajtur në Kamëz, gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me krutanët që shënuan dy herë me anë të sulmuesit Dejvid Kapllani, ndërsa miqtë nga Mallakastra rihapën takimin me golin e Xhonatan Lajthisë, por pa arritur të shmangë humbjen.

Kjo është humbja e dytë sezonale për Bylisin, që gjithsesi vijon i qetë rrugëtimin drejt rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa fitorja sjell ‘oksigjen’ te krutanët, që tani e shohin veten më pranë zonës së mbijetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat