Revolucion te Liverpool

Futboll

Revolucion te Liverpool

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Te Liverpool synohet të mbyllet epoka e lavdishme e Klopp në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fitimi i Premier League do të ishte qershia mbi tortë, përpara se të nisej një epokë e re e futbollit në Anfield.

Në këtë drejtim, epoka pas Klopp përfaqëson përgjegjësinë e parë të drejtorit të ri sportiv.

Përpara se trajneri të njoftonte largimin e tij, u mendua për gjetjen e dikujt për të zëvendësuar Schmadtke, duke punuar së bashku me vetë Klopp.

‘The Athletic’ bëri një pasqyrë të situatës në lidhje me të ardhmen e menaxhimit të klubit, duke theksuar se si Fenway Sports Group (FSG), pronar i klubit anglez, po punon për zëvendësimin e Schmadtke.

Në fakt, që nga viti 2022 katër persona kanë pasuar njëri-tjetrin. Vetë Klopp kishte menduar për Stuart Webber, drejtorin sportiv të Norwich City, i cili së shpejti do të largohet nga klubi, lidhja e të cilit me Liverpool daton që nga viti 2009.

Megjithatë, largimi i Klopp në fund të sezonit ka turbulluar mendjet e drejtuesve të Reds.

Sipas të njëjtit burim, në konsideratë është marrë edhe Frederic Massara, ish-drejtuesi i Milanit. Italiani, i cili u transferua te Milani nga Roma në vitin 2019, do të ishte në dispozicion për të nisur menjëherë punën, gjë që është interesante për Liverpool-in duke pasur parasysh nevojën për të gjetur një trajner.

Në çdo rast, rreziku është që, pa një drejtor sportiv në një afat të shkurtër, Liverpool nuk do të jetë në gjendje të gjejë një drejtues pas Klopp në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat