Fjalët e Arbër Hoxhës pas kalimit tutje ndaj Real Betis

Futboll

Fjalët e Arbër Hoxhës pas kalimit tutje ndaj Real Betis

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:00
Hoxha djathtas

Dinamo Zagreb ka luajtur baras me Real Betisin (1-1) në Maksimir, duke kaluar tutje në mesin e 16-të më të mirëve të Ligës së Konferencës.

Një nga individët më të mirë në ekipin e Dinamos ishte anësori Arbër Hoxha, i cili asistoi te Takuru Kanekën për golin e vetëm të Dinamos në këtë ndeshje.

“Ishte një lojë e vështirë, ata shënuan një gol nga gabimi ynë, por ne shënuam në pjesën e dytë dhe patëm shumë mundësi.

Më e rëndësishmja është që kaluam”.

“Asistimi im? Jam i lumtur sepse isha pak nervoz para ndeshjes. Tani jemi të përqendruar te Rijeka me të cilën luajmë derbin në fundjavë. Duhet të fokusohemi në atë ndeshje”, tha Hoxha.

Hoxha ishte prej më të mirëve në fushë, duke u vlerësuar nga Sofa Score me notën 7.4.

Anësori gjatë dimrit kaloi nga Slaven Belupo te Dinamo Zagreb për 1 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat