Tuchel ka një “biletë” për në Premier League

Futboll

Tuchel ka një “biletë” për në Premier League

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:15
Tuchel

Lamtumira e thomas Tuchel me Bayern Munich në fund të sezonit është zyrtare dhe për këtë arsye trajneri gjerman është ‘de facto’ në merkato.

Sipas asaj që raporton “Bild”, dëshira e tij është rikthimi në Premier League dhe do të ishte një ekip i gatshëm t’i besonte atij një projekt, në këtë rast Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë afruar së fundmi një aksioner të ri,

Sir Jim Ratcliffe dhe synimet e tij në intervistat e fundit janë mjaft të qarta, ta kthejë skuadrën në më të mirën e Premier League dhe konkurrues në Europë.

Pozicioni i Ten Hag është i pasigurt, me holandezin të pyetur tashmë këtë sezon dhe me gjasa do të largohet në fund të sezonit pas ndryshimit të pronësisë.

50-vjeçari Tuchel, udhëhoqi Chelsea në Angli, duke i çuar ata drejt firores të befsishme në Champions League në vitin 2021. Magjia e tij në Liondër zgjati 100 ndeshje, shkarkimi i tij çuditërisht erdhi në shtator të vitit 2022 pas një fillimi të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat