Tremben tifozët e Juves

Futboll

Tremben tifozët e Juves

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

“Yildiz është një makinë e ndërtuar për të fituar,” tha menaxheri i tij Hector Peris Ros.

Talenti turk ka shkëlqyer tek ekipi i parë i Juventus-it: dy eurogola kundër Frosinone dhe Salernitana dhe shumë paraqitje të mira në ndeshjet e tjera.

Një diamant kristalor, por ende shumë i brishtë. Dhe në fakt Allegri duhej ta mbronte në konferencën për shtyp.

Sidoqoftë, në Europë, emri i tij tashmë është në listën e disa klubeve.

Juventus rrëmbeu Yildiz nga Bayern Munich në verën e vitit 2022.

Ai tërhoqi vëmendjen e Allegrit i cili e grumbullonte shpesh dhe e aktivizoi nga minuta e parë kundër Frosinone-s.

Ai ia ka shpërblyer besimin me gol. Që nga ai moment ai hyri me të drejtë në rotacionet e Juventusit.

Me Zonjën e Vjetër ai shënoi tre gola, duke pasur parasysh edhe Kupën e Italisë dhe turku synon të përmirësojë këto statistika.

Siç raportohet nga faqja turke Aksam, dy skuadra të Premier League do të ishin të gatshme të kërkonin informacion për Yildiz, i konsideruar si prioritet transferimi.

Dhe po flasim për Liverpoolin dhe Arsenalin, dy klube me një modul shumë sulmues që do të rriste talentin e yllit të ri. Ata do të ishin gati të shpenzonin 40 milionë euro për të bindur Juventusin.

Një shifër e lartë për një djalosh që së fundmi është njohur me Serinë A, por që mund të rritet me kalimin e viteve.

Në sytë e tifozëve, Yildiz konsiderohet si Del Piero i ri dhe është një krahasim që i pëlqen edhe sulmuesit, duke qenë se ai e ka zgjedhur si idhullin e tij dhe madje e kopjon festën e tij me gjuhën jashtë.

Një trashëgimi e futbollit. Ndërkohë, ata fillojnë të trokasin në derën e bardhezinjve, më pas i mbetet Giuntoli dhe drejtuesve të kuptojnë se çfarë të bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat