Chelsea dhe Liverpooli përballen sot në finalen e Kupës EFL

Futboll

Chelsea dhe Liverpooli përballen sot në finalen e Kupës EFL

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Chelsea dhe Liverpooli do të takohen sot në finalen e Kupës EFL, të njohur ndryshe edhe si Kupa Carabao.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Wembley”.

Liverpooli, si klubi më i suksesshëm në këtë garë, e synon për herë të dhjetë fitimin e trofeut të Kupës EFL.

Në anën tjetër, Chelsea ka triumfuar pesë herë në histori të klubit në këtë garë.

Në rrugën drejt finales, “Blutë” eliminuan Wimbledon, Brighton, Blackburn, Newcastle United dhe Middlesbrough.

Ndërsa, “Të Kuqtë” triumfuan ndaj Leicester City, Bournemouth, West Ham United dhe Fulham. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat