Manaj shënon golin e 18-të sezonal

Futboll

Manaj shënon golin e 18-të sezonal

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:21
Manaj

Manaj shënon golin e 18-të sezonal!

Rey Manaj nuk ka të ndalur në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ia ka dalë të shënojë nëj tjetër “perlë” në kampionatin turk me skuadrën e Sivasspor.

Lushnjari ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 69-të të sfidës që Sivasspor po luan në shtëpi me Pendikspor. 27-vjeçari u tregua një “vrasës’ para porte, teksa çoi topin në fundin e rrjetës së kundërshtari për të çuar kështu shifrat në 3-1 për ekipin e tij.

Kujtojmë se Manaj po zhvillon një sezon fantastik në Turqi dhe tashmë arrin në kuotën e 18-të goave sezonal me skuadrën e Sivasspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat