Asllani lavdërohet nga mediat italiane

Futboll

Asllani lavdërohet nga mediat italiane

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:22
Kristjan Asllani

Drejtuesit e Interit dhe trajneri Simone Inzaghi padyshim që janë të lumtur me Kristjan Asllanin, sidomos pas ndeshjes në Lecce.

Mesfushori kuqezi bëri një paraqitje shumë të mirë, që u vlerësua lart, me nota nga 6.5 deri në 7 apo më shumë nga mediat e specializuara sportive, ndërsa komentet janë të nivelit më të lartë.

“Asisti për Lautaron dhe paraqitja si Çalhanoglu, shkruan “La Gazeta delo Sport”, Inter, shiko sesa është rritur Asllani”.

E përditshmja më e njohur sportive në Itali komenton se 22-vjeçari tregoi personalitet dhe talent. Media që është pranë Interit, “Sempre Inter”, thekson se skuadra nuk e ndjen mungesën e mesfushorit-kyç Çalhanoglu ndaj Lecces, sepse shqiptari pati një nivel të lartë!

“Sky Sports” parashikon që Asllani do të jetë titullar edhe në ndeshjet e ardhshme, kjo edhe sepse Çalhanoglu mbetet i dëmtuar. Vetë mesfushori turk e lavdëroi shqiptarin në rrjetet sociale: Vëllai im, je shkëlqyeshëm!

Asllani iu përgjigj: Hakan Çalhanoglu, maestro!

Edhe pse sezoni në Serinë A nuk ka qenë shumë i mirë për lojtarin e kombëtares shqiptare, shpresohet që tani e tutje të aktivizohet më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat