Lyoni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Futboll

Lyoni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 23:40
Lyoni feston

Lyoni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës pasi eliminoi në çerekfinale Strasbourgun pas goditjeve të 11-metërshave.

Në “Parc Olympique Lyonnais” u zhvillua një 90-minutësh shumë i kujdesshëm nga të dyja skuadrat, as sa rastet për gol ishin me pikatore.

Për të vendosur skuadrën që do të kualifikohej më tej u gjuajtën penalltitë.

Lojtarët e Strasbourgut goditën të parët dhe e humbën me Delaine.

Në katër seritë e para, Lyoni nuk gaboi asnjë 11-metërsh, ndërsa dështimi i Perrin në penalltinë e pestë e bëri të panevojshëm ekzekutimin e radhës të Lyonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat