Ferizaj kërkon pikë të plota ndaj Kikës

Futboll

Ferizaj kërkon pikë të plota ndaj Kikës

Nga: K. Goca Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 22:03
Ferizaj

Dy skuadra me ambicie diametralisht të kundërta do të përballen mes vete të dielën e fundjavës në stadiumin në Dardanë.

Kika e Hogoshtit që lufton për ekzistencë do të ndeshet me Ferizajn që synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Ndeshja është e vlefshme e javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Prishtina e Re kryeson me 36 pikë, pasojnë Ferizaj me 35, Vjosa 34,  Ulpiana 31 dhe Kika zë pozitën e nëntë me 13 pikë të mbledhura.

“Ndeshja luhet të dielën në orën 13.00 në Stadiumi “Agush Isufi””, -njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat