Kështu duket e rinovuar fusha e stadiumit në shtetin e rajonit

Futboll

Kështu duket e rinovuar fusha e stadiumit në shtetin e rajonit

Nga: K.G.. Më: 1 mars 2024 Në ora: 14:45
Arena Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me marrëveshjen me Ndërmarrjen Publike që menaxhon Arenën Kombëtare, sot zyrtarisht përfundoi aktivitetet e saj për vendosjen dhe mirëmbajtjen e fushës së re me bari në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka rinovuar tërësisht fushën e stadiumit duke vendosur një sipërfaqe moderne dhe hibride. 

Nënshtresa e re kombinon barin natyral me materialet sintetike moderne, duke siguruar qëndrueshmëri dhe elasticitet të shkëlqyeshëm.
Instalimi i barit hibrid të gjeneratës së fundit në Arenën Kombëtare dhe një sistem tërësisht i ri vaditjeje, mundëson që në stadium të ketë ndeshje gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga kushtet atmosferike, duke ruajtur standardet më të larta të lojës.

"Ky investim nënvizon angazhimin tonë për të ofruar kushtet më të larta të lojës për ndeshjet kombëtare dhe klube dhe rithemelon Arenën tonë Kombëtare si një vend kryesor për futbollin në të gjitha nivele”, -tha kryetari i FFM-së, Muammed Seidini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat