Tuchel: Lojtarët bënë gjëra për të cilat nuk kishim folur

Futboll

Tuchel: Lojtarët bënë gjëra për të cilat nuk kishim folur

Më: 2 mars 2024 Në ora: 15:06
Thomas Tuchel

Pas barazimit ndaj Freiburg-ut, trajneri i Bayern Munih, Thomas Tuchel u hodh në sulm ndaj skuadrës.

“Luanim pa organizim, ishim patjetër shumë të padisiplinuar. Një harakiri i vërtetë, të paktën pjesërisht”-deklaroi në prononcimin për mediet tekniku gjerman.

Më tej, ai theksoi se lojtarët nuk qëndruan në pozicionet e tyre dhe se bën gjëra për të cilat nuk ishin përgatitur në stërvitje.

“Ne nuk ishim fare në pozicionet tona, humbëm topin duke shkuar përpara, nuk ishim në kontroll të ndeshjes. Bëmë gjëra për të cilat nuk ishim të përgatitur kurrë në stërvitje, që nuk i kishim diskutuar kurrë më parë”-shtoi Tuchel, duke iu referuar kryesisht fraksionit hapës.

Skuadra e tij u përmirësua ndjeshëm në pjesën e dytë, për të cilën tekniku shprehet se kishin raste të pastra për të shënuar: “Ne dominuam plotësisht dhe patëm shumë mundësi të pastra për të shënuar.

Goli 2-1 ishte i merituar, por barazimi në fund nuk na kënaq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat