Tirana do të luajë ditën e sotme në transfertë përballë Vllaznisë, ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00
Por shkodranët e kanë “makth” Tiranën në stadiumin e tyre.
Bardheblutë kanë marrë lehtësisht pikë në shtëpinë e shkodranëve përgjatë viteve të fundit. Që nga dhjetori i vitit 2016 dhe deri më sot, janë luajtur 11 ndeshje në kuadër të Superiores.
Vllaznia ka dalë vetëm 2 herë e fituar, teksa 6 ndeshje të tjera kanë qenë disfata. Në anën tjetër 3 ndeshje kanë përfunduar barazim.
Më shumë se 7 vite kanë kaluar, teksa në këtë kohë Vllaznia ka shënuar 6 herë dhe ka pësuar 12. Fitorja e fundit e kuqebluve për kampionat kundër Tiranës në “Loro Boriçi”, daton në sezonin e kaluar. Shkodranët fitonin 0:1.