Sulmuesi shqiptar përsëri shkëlqen, një autogol i humb ndeshjen Beshiktashit

Futboll

Sulmuesi shqiptar përsëri shkëlqen, një autogol i humb ndeshjen Beshiktashit

Më: 3 mars 2024 Në ora: 19:30
Ernest Muçi

Ernest Muçi vazhdon të tregojë se do të jetë një emër shumë i rëndësishëm në futbollin turk, teksa me lojën e tij i ka dhënë një impuls tjetër Beshiktashit në fazën sulmuese.

Këtë e ka treguar edhe në ndeshjen e ethshme ndaj Gallatasaraj, në derbin e ndezur të Stambollit që u luajt sot.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte titullar dhe qëndroi në fushën e lojës deri në vërshëllimën përfundimtare, duke dhënë shpesh spektakël me driblimet e tij sa herë që kishte topin në këmbë, për të vënë në vështirësi të mëdha prapavijën e Gallatasarajit.

Për fatin e keq të tij dhe të Rashicës i cili ishte titullar në këtë duel, sfida u vendos nga një autogoli i Al Musrati që në minutën e dytë të sfidës, duke i dhënë Gallatasarajit fitoren 1-0 që e mban në vendin e parë ne renditje ndërsa Beshiktashi mbetet në vendin e katërt në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat