Drita me penallti eliminon Dukagjinin në Klinë

Futboll

Drita me penallti eliminon Dukagjinin në Klinë

Nga: K.G. Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:48
Drita

Drita është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Drita me penallti ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Dukagjinit. 

Përballja mes Dukagjinit të Klinës dhe Dritës së Gjilanit, ka përfunduar pa gola (0:0) në kohën e rregullt dhe po ashtu me të njëjtin rezultat edhe pas vazhdimeve.

Penalltitë përcaktuan fituesin e sfidës.

Penalltitë, për Dukagjinin shënuan: Salihu, Basriu, Shabani dështuan Junior e Merlaku dhe për Dritën shënuan: Broja, Mesa, Sinani e Krasniqi; dështoi Ajzeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat