Pak orë para duelit, zjarr masiv pranë stadiumit ikonik anglez. Shtyhet ndeshja

Futboll

Pak orë para duelit, zjarr masiv pranë stadiumit ikonik anglez. Shtyhet ndeshja

Më: 6 mars 2024 Në ora: 19:00
Pamje

Southampton dhe Preston do duhet të luanin sot në 20:45 për raundin e 36-të të Championship në Angli, por një zjarr masiv në një fabrikë pranë stadiumit "Shën Maria" ka bërë që dueli të shtyhet.

Një nga stadiumet ikonike rrezikoi të përfshihej nga flakët që u panë shumë pranë impiantit.

Zjarrfikësit dhe forcat vullnetare u dërguan në vendngjarje për të lokalizuar vatrën e zjarrit.

Afërsia me stadiumin dhe evakuimi i bizneseve dhe banorëve pranë ka bërë që ndeshja e sotme të shtyhet për një tjetër datë.

Flakët u panë këtë pasdite dhe po punohet për lokalizimin e tyre, me mediet në Angli që tregojnë se për momentin nuk ka njoftime për viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat