​Mediumi zviceran: Vetëm Xhaka e ka të sigurt vendin e startuesit te Zvicra

Futboll

​Mediumi zviceran: Vetëm Xhaka e ka të sigurt vendin e startuesit te Zvicra

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:40
Granit Xhaka

Duhen vetëm edhe 100 ditë derisa të nisë Kampionatin Evropian i futbollit Arsyeja e mjaftueshme kjo që trajnerët e kombëtareve të fillojnë të mendojnë për përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë që do të përdoren në këtë kompeticion.

Një vështrim i tillë është bërë për Kombëtaren e Zvicrës nga mediumi zviceran “Blick”, kombëtare kjo në të cilën luajnë shqiptarët Granit Xhaka, Andi Zeqiri dhe Xherdan Shaqiri.

Në mesin e emrave të lartpërmendur, “Blick” e sheh vetëm Granit Xhakën si lojtarin që ka vendin e paprekshëm në formacionin bazë të helvetikëve pasi ka besimin e plotë të trajneri Mura Yakin. E njëjta nuk mund të thuhet edhe për Xherdan Shaqirin, e aq më pak për Andi Zeqirin.

Ky është formacioni i mundshëm i Zvicrës për Euro 2024:

Zvicra: Sommer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Embolo, Okafor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat